Lajmet e fundit

Këto 4 gjëra duhet t’i mësoni para përfundimit të këtij viti

Kanë mbetur vetëm dy muaj në vitin 2015. Ju sigurojmë se shumë gjëra mund të ndodhin gjatë këtyre dy muajve, kështu që është mirë t’i mësoni disa gjëra për veten tuaj para përfundimit të këtij viti.

A ju kujtohet çfarë keni bërë në fillim të këtij viti? Çfarë keni bërë në janar? Kush ishte afër jush në atë muaj? Si i kalonit ditët? Dhe më pas krahasojeni me gjendjen aktuale, me atë çfarë jeni tani.

Në fillim të janarit mund të keni pasur tjetër punë, në një tjetër fushë, të keni jetuar në një vend tjetër dhe shumëçka.

Kështu, ju mund të keni mësuar shumë gjatë këtij viti, që në fund të tij nuk jeni më njësoj si në fillim.

Më poshtë mund të lexoni për 4 gjërat që duhet t’i mësoni për veten tuaj para përfundimit të vitit 2015:

1. Çfarë dëshironi të arrini vitin e ardhshëm
Ne provojmë të frikësojmë veten duke menduar se si do të jenë 20 vitet e ardhshme. Nuk është çështja këtu. Sigurisht, të mendosh për të ardhmen e largët është mirë – por, për qëllime, ju duhet të mendoni çfarë dëshironi të bëni vitin që vjen, pasi është pika më e mirë për të filluar ndryshimin.

2. Kush është personi më i rëndësishëm për ju
Nëse keni një person që është shumë i rëndësishëm për ju – jashtë familjes, sigurisht – ju duhet që të tregoni rëndësinë që kanë ata në jetën tuaj. Pasi të përcaktoni personin më të rëndësishëm, ju duhet të ndaloni së brengosuri për të tjerët.

3. Si t’i bëni prindërit krenarë për ju
Qoftë nëse jeni duke bërë diçka që e kanë bërë edhe ata apo jo, ju duhet të mendoni se me çfarë do t’i bëni krenarë ata vitin që vjen. A do të ndryshojnë gjërat në jetën tuaj? Apo do të vazhdoni me ritmin e njëjtë pa ndonjë ndryshim në karrierë.

4. Çfarë të bëni për marrëdhënien
Nuk ka rëndësi nëse keni pasur apo jo një marrëdhënie të suksesshme në vitin 2015. Ju duhet të tregoni vitin e ardhshëm se keni kualitet dhe mund të bëni që marrëdhënia të funksionojë siç duhet. Në vitin që vjen, fokusohuni në gjetjen e personit ideal, dhe bëni gjithçka për të qëndruar gjithmonë me të – nëse ju duket person i mirë – pasi që vitet shkojnë shumë shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.