Lajmet e fundit

Këto janë incidentet nëpër Kosovë gjatë ndrrimit të viteve (Foto)

Policia e Kosovës ka vlerësuar se festa e Vitit të Ri këtë vit ka kaluar me më pak incidente dhe në mënyrë më të qetë krahasuar me vitin e kaluar, me një rast incident zjarri pa lëndime të raportuar në Fushë Kosovë.

Këto statistika të Policisë së Kosovës për KosovaPress i konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Deri ne këto momente (01:10) festa e ndërrimit të moteve, këtë vit vlerësohet të ketë kaluar shumë më qetë dhe me më pak incidente të rënda të raportuara ne Policinë e Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar. Një rast incident zjarri pa lëndime është raportuar ne Fushë Kosovë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga termoja elektrike dhe nuk ndërlidhet me festimet e Vitit të Ri”, tha Kelani.

Në Komunën e Klinës, Kelani tha se është raportuar një plagosje e një personi nga një plumb qorr si dhe disa incidente të lehta në Komunën e Ferizajit nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.
Ndërsa, në Klinë është raportuar një rast plagosjeje ne këmbe nga plumbi qorr i një personi, si dhe 3-4 raste në Ferizaj, të raportuara si incidente te lehta nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike.

Po ashtu në fshatin Drenovc të Komunës së Malishevës është raportuar djegia e një stalle kafshësh, që sipas Kelanit dyshohet të jetë shkaktuar nga mjetet piroteknike.
KosovaPress më herët nga Qendra Emergjente në QKUK raportoi për 15-16 të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Asnjëri nga të lënduarit nuk kishte marrë lëndime që kërcënojnë jetën.

foto

PX*8654467
PX*8654467
PX*8654467

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.