Lajmet e fundit

Këto janë mënyrat e duhura që ju duhet t’i dini për të rënë në peshë

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të cilat na ndihmojnë që të humbasim në peshë.

Personat të cilët kanë dëshirë që të heqin kilet e tepërta është e rëndësishme që të ndjekin këto këshilla kryesore si;

Pi ujë

Thjesht sigurohu të pish 8 deri 10 gota ujë në ditë për çdo ditë. Mos e zëvendëso me ndonjë pije tjetër. Trupi juaj duhet gjithnjë të jetë i hidratuar. Veshkat tua do të  falënderojnë pasi që e kanë më lehtë të nxjerrin jashtë mbeturina. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jetë në gjendje të shkrijë dhjamë në mënyrë më të efektshme. Dhe nëse pini një gotë ujë 10-15 minuta para se të hani (mëngjes, drekë, darkë) ju do të ndiheni i mbushur posa të filloni të hani.

Ha 5 herë në ditë

Sa më shumë të hani në mëngjes aq më pak do të doni të hani gjatë ditës. Mos e kalo këtë vakt sepse do të përfundosh duke ngrënë çkado që të del para syve gjatë tërë ditës. S’është e thënë të ngopesh në të pestat vakte të ushqimit, thjeshtë 3 vakte me ushqim me madhësi normale dhe 2 vakte tjera me ushqime me pak kalori. Ha me mendje që trupi të mos ketë më dëshirë për ushqim. Nëse e trajton trupin tuaj si duhet edhe ai nuk do të kërkojë më shumë vëmendje nga ti.

Ushtrimet fizike

Ndoshta nuk ka nevojë të thuhet por ushtrimet janë thelbësore që të humbim peshë. Nuk mundesh që tërë ditën të rrish ulur, hash e pish dhe të humbësh peshë. Futu në palestër dhe ushtro. Të ndihmon të ndërtosh muskuj dhe metabolizmi juaj përmirësohet. Shpejt do të vëreni se si dhjami ikën dhe në vend të tij zhvillohen muskujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.