Simbas KFOR’t, ky helikopter që fluturoi sot mbi ndërtesën e parlamentit të Kosovës ishte rastësi.
Mbas interesimit të Televizionit Rrokum, Qendra për Media dhe Informata e NATO’s konfirmoi se helikopteri i KFOR’it fluturoi mbi qendrën e qytetit përgjatë nji aktiviteti rutinor për transportimin e personelit të misionit nga jugu në veri të Kosovës. Pra, ishte vetëm rastësi që helikopteri ishte mbi ndërtesën e parlamentit gjatë protestave, – thekson deklarata.
Të pyetun nëse autoritetet kosovare nuk kanë kërkue nga KFOR shërbim me helikopter për me monitorue situatën nga ajri, misioni thotë se kjo nuk asht e vërtetë.
“Situata e sigurisë në përgjithësi, si në Kosovë ashtu edhe në Prishtinë, deri tash asht nën kontroll dhe me këtë po merren organizatat për siguri në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR’it.
Disa media vendore raportuen sot se Ambasada e Amerikes në Kosovë iu kishte kufizue lëvizjet e qytetarëve amerikën nëpër disa rrugë të caktueme të Prishtinës.
“KFOR nuk asht në dijeni për këtë këshillë. Nga ana e KFOR’it, na e vlerësojmë situatën si të qetë dhe se nuk ka ndodhë asnji kufizim i lirisë së lëvizjes. Pohojmë se nuk ka rreziqe specifike për banorët”, deklaroi për Rrokum, Zyra e KFOR’it.
Sipas kësaj zyre, institucionet e Kosovës janë në gjendje me e menaxhue situatën e sigurisë, mbasi Policia e Kosovës ka reflektue profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe se ka personel të aftë.
https://www.youtube.com/watch?v=7RAkE-oMVOo