Nga raporti i vitit 2012 shihet se ka një menaxhim të mirë të buxhetit për vitin 2012. Procesi i raportimit është në përmirësim të vazhdueshëm ku pjesa më e madhe e organizatave buxhetore kanë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore lidhur me raportimin e jashtëm. Megjithatë në menaxhimin e financave publike edhe sipas këtij raporti, Sadriu tha se ekzistojnë problem të theksuara të cilat janë në fushën e prokurimit, auditimit, regjistrimit të pasurisë dhe obligimet e papaguara nga viti në vit. Me këtë rast Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike në bazë të nenin 62 dhe rregullores 72 të kuvendit, shqyrtoi raportin vjetor të auditimit për vitin 2012 dhe vendosi që kuvendi ti paraqes 13 rekomandime.
Ndonëse ka pasur tri rekomandime lidhur me Agjensionin kosovare të Privatizimit, Komisioni unanimisht mbështeti propozimin e Auditorit të Përgjithshëm Lage Olofsson lidhur me raportimin e pasqyrave financiare të Agjensionit të privatizimit në Kosovë, me theks të 20 për qindëshit në raport me punëtorët të identifikuar edhe në raportin e auditimit. Ai e cilësoi këtë si një nga rekomandimet më të rëndësishme në raport lidhur me të hyrat dhe shpenzimet nga fondi i privatizimit gjatë një viti. “Kjo është çështje kritike për Kosovën dhe një çështje shumë e rëndësishme sa i përket informacionit që u servohen partnerëve evropian. Ky proces është dashtë të përfundojë më përpara”, tha Olofsson duke e vlerësuar si progres të mirë formulimin e rekomandimeve nga vetë komisioni. “Duhet të qartësohen tabelat rreth aseteve të shitura dhe likuidimit të ndërmarrjeve dhe pagesën e 20 përqindëshit në raport me punëtorët”, tha Sadriu.
Komisioni veq miratimit të raporti vjetor të auditimit për vitin 2012, ka rekomanduar Qeverin e Republikës së Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat për të zgjidhur mospajtueshmërinë midis sistemit E-pasuria dhe SIMFK-së. Kjo pasi çështja e problemeve të regjistrimit të pasurisë mbetet ende sfidë për institucionet e Kosovës. Po ashtu është rekomanduar qeveria me raport me shkrim të njoftojë Kuvendin lidhur me trajtimin e borxheve, përfshirë këtu edhe informacionin për borxhet e parashkruara (kompanitë ne emra dhe shuma të mjeteve).
Ndërsa rekomandohet që në afatin prej 3 muajve të hartojë strategji veprimi lidhur me trajtimin e borxheve të bartura nga viti në vit. Nisur nga fakti që ZAP në vazhdimësi ka rekomanduar futjen në funksion të një menaxheri ekzekutiv si nëpunës i lartë civil-rikthim i pozitës së kryeshefit ekzekutiv në komuna kjo me qëllim për tu përmirësuar cilësia e aktiviteteve operative, administrative dhe shërbimet për qytetar. Është rekomanduar të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për vetëqeverisje lokale. “Qeveria të bëjë plotësim/ndryshimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale në përputhje më vërejtjet e auditorit të përgjithshëm”. Po ashtu rekomandohet që Ministria e administratës publike në afatin prej 3 muajve , me raport me shkrim të njoftojë kuvendin lidhur me procesin e regrutimit, gradimit dhe stimulimit të të punësuarve për vitin 2012, të cilat kanë marrë pagë nga buxheti i Kosovës. Me një nga rekomandimet obligohet Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e pavarura që të zbatojnë projektin e GPS për pëërdorimin e të veturave zyrtare.
“Projekti është i gatshëm dhe nuk zbatohet me përjashtimi të Ministrisë së Drejtësisë. Pra obligohet që të gjithë ta aplikojnë atë sistem”, tha Sadriu. Po ashtu qeveria rekomandohet që në afatin prej një muajve me raport me shkrim të njoftojë kuvendin lidhur me përdorimin e fondit të kuadrove. Ndërsa nga Qeveria e Kosovës kërkohet të mbikëqyrë perfomancën e ndërmarrjeve publike në lidhje me politikat e vendosura operative. Ky rekomandim ka dalë si pasojë e operimit të ndërmarrjeve publike me humbje financiare duke treguar varshmëri nga subvencionet e qeverisë. Sipas komisionit qeveria duhet të mbikëqyrë perfomancën e NP, në lidhje me politikat e vendosura operative. Po ashtu është rekomanduar qeveria dhe Banka Qendrore e Kosovës të hartojë strategji veprimi lidhur me mjetet e fondit të privatizimit (këtu kemi të bëjmë edhe me financimin e stafit. Sic dihet ata financohen nga asetet e shitura jo nga buxheti. Ndërsa Ministria e financave rekomandohet të përkrahë organizatat buxhetore me shtimin e numrit të auditorëve të certifikuar.