Khole Kardashian, më në fund ka reaguar për gjendjen e ish burrit të saj Lamar Odom.
Odom në fillim të javës së kaluar është gjetur pa ndjenja në një bordello në Nevada, transmeton Klan Kosova.
Është pikërisht Khole që i ka qëndruar tij pranë për tërë këto ditë edhe pse ata janë ndarë në vitin 2013 por ligjërisht janë ende të martuar.
Por tashmë që Odom është jashtë rrezikut për jetë, ajo ka dhënë një deklaratë.
“Ishte një prej javëve më të vështira të jetës time”.
“Java e kaluar ishte tmerrësisht e vështirë”.
“Jam shumë falenderuese familjes, shoqërisë dhe fansave që janë lutur për shëndetin e Lamar”.
“Gjithashtu dëshirojë që t’i falenderojë të gjithë në spitalin Sunrise, duke përfshirë këtu mjekët dhe infermjerët e mrekullueshëm”.
“Për shkak të kujdesit të tyre, janë bërë hapa të pabesueshme”.
Më pas ajo shkruan se arsyeja pse Odom është mirë është për shkak të lutjeve që kanë bërë.
“Zoti është i madh”, përfundon Kardashian.