Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar shkatërrimin e shumë ndërtesave në kryeqytetin Santiago, raporton BBC
Tërmeti ishte 8.3 magnitudë dhe tronditja është përqendruar në brigjet e vendit rreth 232 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit.
Deri më tani është konstatuar se 5 persona kanë vdekur, kurse një milion banorë janë evakuuar nga zonat bregdetare. Ka raporte se në disa qytete ka pasur shumë panikë.
Tërmeti ka prodhuar valë shumë të larta rreth 4.5 metra në bregun e regjionit Coquimbo