Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, sot ka thënë se vendi i tij zotëron një bombë hidrogjeni dhe është e gatshme ta vë në përdorim, përveç armëve bërthamore që Koreja Veriore thotë se i posedon. Sipas Jong-un, këtë bombë Koreja Veriore do ta përdorte për ta mbrojtur sovranitetin saj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”.
“Ne kemi arritur të bëhemi një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, e aftë për të mbrojtur pavarësinë dhe dinjitetin e vendit me sulme bërthamore dhe hidrogjenike”, ka thënë lideri i përjetshëm gjatë një vizite në një fabrikë armësh, transmeton KosovaPress.
Ai shtoi se Koreja Veriore në mënyrë të vazhdueshme investon në industrinë ushtarake.
Pheniani më 10 shkurt 2005 kishte kumtuar se ka prodhuar armë bërthamore.. Koreja Veriore nga atëherë ka bërë tri testime bërthamore: Në vitin 2006, 2009 dhe 2013.