Kimete Berisha e thotë se nuk është Kryeministri ai që duhet të dorëhiqet, por vetë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
Ky është postimi i plotë i saj:
Dikotomia e Gjykatës Kushtetuese!
- Sipas Gjykatës Kushtetuese, Hashim Thaçi (aspak) nuk ka gabuar kur e ka nënshkruar marrëveshjen e 19 Prillit (2013) me Ivica Daçiçin, ndërsa Isa Mustafa ka gabuar (pak) kur e ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me Aleksandër Vuçiçin.
S’merret parasysh nga Gjykata Kushtetuese fakti pse Marrëveshja e Isa Mustafës me Vuçiçin nuk ka pikur nga qielli por ka pikur fjalë për fjalë nga marrëveshja e Hashim Thaçit me Daçiçin.
- Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja për Asociacionin nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ama, për kontrast, nëse e shikojmë me sy t’kqij, atëherë do ta shohim se marrëveshja për Asociacionin e ka shkelur (pak) Kushtetutën, sa për t’ua plotësuar dëshirën 200 mijë nënshkruesve të peticionit kundër Asociacionit.
Fatmirësisht Isa Mustafa nuk e ka shkelur shumë Kushtetutën, e ka shkelur veç pak, prandaj Gjykata ka thënë se ka vend për përmirësime.
Prandaj, aty ku ka vend për përmirësime, nuk ka vend për dorëheqje.
Për çfarë përmirësimesh bëhet fjalë?
Përmirësohen vetëm gabimet teknike, gabimet gramatikore, termonologjike, pra përmirësohet forma, por jo edhe përmbajtja e marrëveshjes.
Sepse, nuk ka shkelje ‘të vogla’ dhe ‘shkelje të mëdha’ të Kushtetutës, secila shkelje që peshon vetëm sa pesha e një gërme është shkelje ‘e madhe’.
Vendimet dualiste, të paqarta, dykuptimëshe, me plot dikotomi dhe kontraste, janë në favor të politikës ditore, nuk janë në favor të shtetit të Kosovës.
Isa Mustafa nuk ka pse jep dorëheqje.
Le të jap dorëheqje Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.