Lajmet e fundit

Kimete Berisha: Neve na marrin për laramanë!

Analistja, Kimete Berisha e ka komentuar mospranimin e Kosovës në UNESCO, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, arsyeja se pse vendet islamike nuk votuan pro, është se neve na marrin “laramanë” e të neveritshëm.

Ja postimi i plotë i saj në facebook:

Arabët, sirianët, egjiptasit, iranianët, turqit, palestinezët, thjesht të gjithë myslimanët e kësaj bote gjithmonë kanë qenë dhe janë në anën e sllavëve, rusëve, serbëve, ortodoksisë lindore në përgjithësi, sepse për ta (për botën myslimane arabe), shqiptarët myslimanë janë laramanë.
Neve na marrin për laramanë. Për njerëz të neveritshëm, që nuk u besohet, për njerëz dyfytyrësh, që për taksa, për zor, për interes material dhe për shumë arsye tjera historike, politike e njerëzore, kanë hequr dorë kolektivisht nga feja e I-rë.
Qysh do ta bind një laraman arabin, se s’është më laraman, dhe se kurrë më, për shkak të taksave, për shkak të politikës, për shkak të përfitimeve materiale, gjendjes shpirtërore, natës së errët të shpirtit, apo për shkak të trendeve futuriste në religjion, s’do të bëhet më laraman.
Një herë laraman-përherë laraman. S’po them mos i duani. veç vazhdoni. Ama, po them, vdis sa të duash ti për Sirinë dhe për Iranin. Imitoje dukjen e tyre dhe kot vishu si ta. Duaji, tranohu pas tyre, mbyte veten e pije helmin për ta. Kot e ke. Nuk të besojnë. Laramanët nuk shkojnë në parajsë. Këtë e dinë arabët.
P.S. E që ne kemi nevojë për kulturë-kemi.
1. Studentët merren me politikë, ndërsa ëC-të e fakulteteve të tyre janë të zhytura në m* deri në fyt, me mure, me dysheme, me krejt çka ka. Konviktet e djemëve lyhen pembe me ngjyrë të kukullave, dhe asnjëri nuk rebelohet;
2. Shumë Institucione, sidomos ato të kulturës janë të ndyra, ëC-të s’kanë sapune e as letër higjienike;
3. Njerëzit i prejnë thonjtë nga ballkonet e tyre; Pështyjnë dhe i fshijnë qurrat duke ecur qendrës së qytetit, në rrugë;
4. Varret e shqiptarëve janë të mbuluara nga therrat. Nëse njeriu nuk ja pastron varrin nanës së tij, merre me mend sa shumë “mërzitet” ai për të kaluarën dhe për varret e huaja;
5. Në sheshin Nënë Tereza, qe dy vjet, gjithë ditën e lume një fëmijë rom e këndon një këngë të njejtën deri në fund të orarit të punës, dhe i bjen tarllabukut. Nuk del njeri i gjallë nga komuna ti tregojë atij djali se e ka vendin në shkollë e jo në rrugë, t’i tregojë se nuk këndohet kurrë pa ndal, se dikush punon najsen. Ne s’kemi çare pa e dëgjuar atë këngë, prej mëngjesit deri në aksham, si dënim i vjetër japonez;
6. Bërllog, fëlliqësira, parregullsi, pluhur, depersion, gjiithkah.

Leave a Reply

Your email address will not be published.