Lajmet e fundit

Kimete Berisha- Skënder Hysenit: S’po të pyet askush për viza, tregona kur zbulohen krimet!

Analistja Kimete Berisha m ka komentuar telefonatën e Skender Hysenit me komisionerin evropian , ku Hyseni i ka kërkuar datën e saktë të vizave e në anën tjetë e me një hershme ishte postimi i Analistes Kimete Berishes ku ka kërkuar nga ai që t’i zbardhë krimet, vrasjet, siç edhe e ka cekur vrasjen e vajzës nga Deçani.

Kosovanews.info ju sjellë  postimin e plotë të saj:

‘Parajsa’ e kriminelëve!

Këqyre arkivolin e vajzës 24 vjeçare, qysh e ka mbuluar nëna e shkretë me çarçaf të bardhë mëndafshi për ta shti’ nesër në dhe, në vend se ta përcjell nuse.

Kqyri nanën e re qysh e mban në prehër fotografinë në kornizë të vajzës së saj të vrarë në mal.
Dhe, kur ia sheh shaminë e bardhë në kokë, mendo për krenarinë shqiptare, që nuk e bën nanën ta vajtoj vajzën e saj me fjalë e me lot, por ajo do t’i tregojë të gjithëve se vajza e saj ishte dhe shkoi faqebardhë.

Më e rëndësishme për nanën shqiptare është dinjiteti i vajzës se sa jeta e saj.

Lëre ore ti Skender Hyseni komisionerin evropian Dimitris Avramopoulos, s’ke pse merresh ti me vizat.
I paske thënë Dimitrisit se kosovarëve u intereson kur do të lëvizin pa viza.

Nuk është kah të pyet askush ty për viza.
Neve prej teje po na intereson me na tregu kur do të zbulohen krimet dhe vrasjet, dhe prej teje presim që të marrim vesh se pse sidomos vrasësit e femrave shqiptare ia dalin të ikin dhe të fshihen, ju nuk jeni të aftë ti gjeni.

Sot, është dashur të dilet me një raport policor se çfarë po bëhet për ta zënë vrasësin e Donjeta Pajazitit. E jo të merresh ti me viza, që nuk është puna jote!

Deri sot është dashur të shkarkohen nga puna dhjetëra hetues e punonjës policie që ose nuk duan, ose nuk dinë ta kryejnë punën e tyre si duhet. Kurrë askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për dështimet e përditshme në drejtësinë e qelbur të Kosovës.

Pse nuk ndodh asnjë reformë në polici, dhe a jeni të vetëdijshëm ju se Kosova u bë ‘parajsë për kriminelët’ të cilët e kanë parë se këtu mund të vritet me lehtësi çdo kush dhe askush të mos jap përgjegjësi.
Zbulohen vetëm rastet kur vrasësi dorëzohet vet në polici, plus edhe në këso rastesh, dënimet janë qesharake.

Ju thirri Zejnepja e ndjerë, nuk e ndihmuat. I injoroni thirrjet e grave shqiptare për ndihmë, sepse shumë prej jush i rrehni vet gratë e juaja.

Çka u mor vesh që vrasësit me emër dhe mbiemër ‘avullohen’ para syve tuaj, në këtë vend kaq të vogël e të ngushtë.

Ne presim prej jush t’ua prishni qetësinë kriminelëve, që ose nuk dini, ose përtoni, ose nuk doni ti gjeni.

Duam shkarkime, ndryshime, duam reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë dhe policisë.

Deri atëherë, duhet ta mbrojmë veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published.