Gjykata në Shangai ka burgosur për korrupsion ish-presidentin e grupeve më mëdha mediatike që kryeshisht merrej me gazetarinë financiare.
Shen Hao, i cili kryesote grupin mediatik ’21st Century’ është denuar nën akuzat për grabitje dhe shantazh, shkruan BBC.
Ai u dënua me katër vite burg dhe me gjobë ne vlerë të 9,500 dollarëve.
Kina, së fundi ka kryer një goditje të gjërë mbi korrupsionin, duke përfshirë edhe industrinë financiare dhe mediatike.
Në kompaninë ‘21st Century’ janë arrestuar edhe disa gazetare, të cilët akuzohen se kanë kërkuar pagesa nga bizneset, të cilët më pas janë mbuluar në mënyrë të favorshme, ndërsa janë sulmuar kompanitë të cilat nuk kanë pranuar të paguajnë.
Praktika për pagesën e gazetarve rreth temave në favor, mbetet fenomen i përhapur në Kinë, shkruan BBC.
Kompania mediate ‘21st Century’ kishte në pronësi edhe gazetën ‘21st Century Business Herald’ e cila ishte e njour për raportimin e saj agresiv në botën financiare.