Në Kinë, në Shenzen, nën rrënoja që erdhen si pasojë e rrëshqitjes së dheut, është gjetur i gjallë një person pas 67 orësh.
Rrëshqitja e dhëut kishte ndodhur në ditëne hënë, ku u përfshinë 30 ndërtesa në zonën industrial, transmeton Gazeta Blic.
Forcat e shpëtimit ditën e martë kanë nxjerrë disa trupa që gjendeshin nën rrënoja, ndërsa më shumë se 70 persona konsiderohen të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut ndodhi për shkak të shirave të mëdha që kishin përfshirë atë zonë në Kinë, ndërsa qeveria ka hapur një hetim zyrtar mbi incidentin.
I mbijetuari 19-vjeçar është gjetur rreth orës 04:00 kohës lokale të mërkurën (20:00 GMT të martën) . Emri i tij është Tian Zeming, një punëtori migrant nga Chongqing në Kinën jug-perëndimore, transmeton Gazeta Blic.
Autoritetet kanë deklaruar se ai është gjetur në një gjendje shumë të vështirë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është e dobët.
Ekipit të shpëtimit i janë dashur rreth dy orë për të tërhequr trupin e tij jashtë rrënojave.