As ambasadori i SHBA –së Michael Kirby në Beograd e as ndonjë zyrtar tjetër i SHBA-së kurrë s’e kanë ndërlidhur njohjen e Kosovës ose anëtarësimin e saj në KB me kandidaturën e Serbisë në BE, ka kumtuar sot Ambasada Amerikane në Beograd, raportojnë medie serbe.
“Të gjitha vendimet për anëtarësim në BE-së janë ekskluzivisht përgjegjësi e BE-së“, thuhet në kumtesën që tanjug thotë ta ketë marrë nga Ambasada amerikane, transmeton Koha.net.
Ambasada amerikane kështu ka reaguar ndaj intervistës që ish-ambasadorit amerikan në Serbi, Michael Montgomeri, i cli në intervistën për Tanjugun, tërthorazi kishte thënë se SHBA kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, si kusht për anëtarësimin e saj në BE.