Një femër e cila po quhet “binjakja” e Kim Kardashian ka filluar të fitojë famë të vërtetë – ndoshta po aq sa të vetë Kimit.
Kamilla Osman ka mahnitur të gjithë në internet pasi iu bashkua Instagramit tre muaj më parë, duke fituar kështu menjëherë 130,000 ndjekës për shkak të ngjashmërisë së saj me Kimin.
Blogerja nga Toronto ka thënë për Elle Magazine se nuk mendon se i ngjan Kimit. “Unë personalisht nuk mendoj se ngjaj aq shumë me Kim Kardashian”, tha ajo.
Ajo shtoi: “Nuk do të thosha se mendoj të bëhem si Kim Kardashian, por edhe unë i bëj të gjitha gjërat që duhet për ta mbajtur veten të freskët gjatë gjithë kohës”, transmeton lajmi.net.
Përmes fotografive më poshtë, ju mund ta shihni Kamilla-n, një bukuroshe seksi që po mahnitë të gjithë në rrjetet sociale.