Lajmet e fundit

Kjo është fotografia që kosovarët po e kërkojnë

Një fotografi e postuar në Facebook nga një aheng familja shihen deputetë e zyrtarë të PDK-së, LDK-së AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Rifat Jasharin.

Fotografia është postuar nga Demë Maloku, por nuk dihet saktësisht a është bërë tash së fundi, apo në një kohë tjetër, transmeton Republika.info.

Në këtë fotografi shihet bashkë dhe të buzëqeshur deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ai i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pastaj nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, deputetja Time Kadrijaj, deputeti i LDK-së, Anton Çuni, deputeti tjetër i AAK-së, Rrustem Berisha, etj.

E kur e kemi parasysh krizën dhe bllokadën në Kuvendin e Kosovës, atëherë kjo fotografi dëshmon se gjakrat mund të ulën dhe në vend të gazit lotsjellës dhe shisheve të nis dialogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.