Kandidati për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë Abdullah Klinaku, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së degës, ka realizuar një takim me banorët e fshatit Bukosh dhe Novolan. Në këto takime u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave dhe me pakënaqësitë që kanë.
Banorët e këtyre fshatrave shprehen pakënaqësitë e tyre me pushtetin aktual, ndërsa kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Abdullah Klinaku, premtoi se nëse marrin besimin e tyre do të angazhohen për një qeverisje të drejtë dhe transparente.
“Ne jemi të vendosur që vlerat më të mira kombëtare dhe fetare të familjes sonë t’i bartim edhe në institucionet shtetërore. Përderisa familja hajnin dhe të pandershmin e izolon, e përjashton e largon nga familja kështu duhet të veproj edhe me të gjithë ata që synojnë institucionet dhe sjellja e edukimi i tyre nuk është në pajtim me këto vlera”, ka pohuar ai.
Klinaku kërkojë nga banorët e këtyre dy fshatrave që më tre nëntor të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të largojnë nga pushteti njëherë e përgjithmonë njerëzit e korruptuar dhe të pandershëm.
Ndërsa shtoi se platforma e Partisë së Drejtësisë dhe kandidatët e saj të ofruar për asamblenë komunale, do të jenë ata që do të bëjnë ndryshime pozitive në këtë komunë.