Lajmet e fundit

Klinaku: Veteranët mund të protestojnë në janar

Janari mund të jetë muaji i protestave për veteranët e Kosovës.

Kjo për faktin se ende ka veterane që nuk kanë nisur të marrin pensionin prej 170 eurosh pavaresisht se kanë fituar statusin e veteranit.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosova sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Ai në ditën e veteranit shprehu zhgënjimin edhe për mos shënimin e 30 dhjetorit në mënyrë institucionale.

Megjithatë aktivitetet e vetme organizuara nga OVL e UÇK-së janë homazhe në Prekaz në orën 10 dhe manifestimi qendror qe do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Klinaku edhe në ditën e veteranit kundërshtoi Gjykatën Speciale e cila do të merren me krimet e kryera gjatë luftës ne Kosovë.

Sipas tij një gjykatë e tillë do të duhej të merret me te gjitha krimet e kryera ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.