Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Klinës, Sokol Bashota për të dytën herë do të shkojë në balotazh me kandidatin e koalicionit AAK-LDD, Enver Berisha.
Edhe pse gjatë numërimit të votave, pritej që balotazhi në Klinë të jetë në mes PDK-së e LDK-së, në momentet e fundit ishte AAK, ajo që me pak vota më shumë se LDK-ja arriti të shkojë në balotazh me PDK-në.
Gjatë numërimit të votave, kandidati i AAK-së për 99 vota që mori më shumë i dha pushim kandidatit të LDK-së, Fadil Gashit, për të vazhduar balotazhin me PDK-në.
Megjithatë, në bazë të numërimit të të gjitha votave, del se gjasat për të qenë kryetar janë të Sokol Bashotës, pasi që ka 3416 vota më shumë se kandidati i AAK-së, Enver Berisha.
Sokol Bashota i PDK-së ka arritur që gjatë këtyre zgjedhjeve të marr 7933 vota ose 1698 vota më pak se në vitin 2019.
Kurse, Enver Berisha i koalicionit AAK-LDD ka marr 4.517, dhe 2718 vota më pak sa ka marr në balotazhin e vitit 2009.
E Fadil Gashi i LDK-së ka marr 4.418 vota ose 1028 vota më shumë se në vitin 2009.