Lajmet e fundit

KMDLNj: Egzon Azemi kishte shenja të dhunës në fytyrë dhe kokë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vizituar sot në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë Egzon Azemin, personin i cili u arrestua mbrëmë, pasi që sulmoi me vezë ministrin e Bujqësisë Memli Krasniqi.

Sipas komunikatës së KMDLNj-së, Azemi është ankuar se vetë ministri dhe pesë truprojat e tij për 15 minuta e kanë rrahur deri sa ka ardhur policia.

Ja komunikata e plotë e KMDLNj-së:

“Monitorues të KMDLNj –së në kuadër të mandatit për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria me datë 29 dhjetor kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë .

KMDLNj ka pranuar informatë se ndaj një qytetari është përdorë dhunë dhe se i njëjti ndodhet në Qendër të Ndalimit në Prishtinë. KMDLNj ka vizituar Qendrën dhe takoi të ndaluarin në fjalë , E. A. 20 vjeçar nga Prishtina. E. A. aktivist i VV ishte arrestuar një ditë më parë ( 28.10.2015 ) , rreth orës 18:00, afër kinemasë ABC në Prishtinë , pasi kishte sulmuar me vezë ministrin e Bujqësisë së Republikës së Kosovës , z. Memli Krasniqi.

E. A. aktivist i VV pohoi se është sulmuar nga vet ministri së bashku me 5 rojet e tij . Të njëjtët për 15 minuta kishin vazhduar ta rrahin të riun deri sa kishte ardhur policia e Kosovës .

E. A. aktivist i VV pohoi se edhe njëri nga policët (pohon se mund ta identifikojë) e ka maltretuar duke i shtypur me këmbë kokën në tokë.

Gjatë vizitës së monitoruesve të KMDLNj –së vëreheshin shenja të dhunës në kokë dhe fytyrë. Pas arrestimit i lartcekuri pohoi se është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjatë vizitës së monitoruesve pritej ekipi mjekësor i QKUK–së.

I lartcekuri pohoi se është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk kishte vërejtje në sjelljen e stafit të Qendrës së Ndalimit.

KMDLNj kërkon të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar si nga Prokuroria e Shtetit ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Në bazë të asaj që shihej gjatë monitorimit, shtë ushtruar dhunë brutale dhe si e tillë është e dënueshme . KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin në fjalë. Për KMDLNj–në është e papranueshme sulmi me vezë mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dhunën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.