Lajmet e fundit

Koalicioni ende pa marrëveshje për riformatimin e Qeverisë

qeveria_raporti-848x478Partnerët e koalicionit ende nuk janë marrë vesh për ndryshimet në kabinetin qeverisës, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës, shkruan sot Koha Ditore.
Por, burime brenda koalicionit i kanë thënë gazetës se deri më tani është vendosur për dy emrat të cilët do ta zëvendësojnë ish-kreun e PDK-së në ekzekutiv.
Vonesat në procesin e riformatimit kanë dalë edhe për shkak të asaj se LDK-ja ende nuk i është “përgjigjur” ofertës së PDK-së që ta marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Partia Demokratike është duke synuar që këtë ministri t’ia kalojë LDK-së në këmbim të Ministrisë së Forcës së Sigurisë.
Njohës të rrethanave kanë thënë se riformatimet e deritashme janë bërë për të mbuluar dështimet e Qeverisë me ndryshime të emrave, por që në thelb asgjë nuk është përmirësuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.