Lajmet e fundit

Koalicioni, “i sigurt” se deri në fund të shkurtit do ta zgjedhë presidentin

arrihet-marr-euml-veshja-isa-mustafa-kryeminist-euml-r-hashim-tha-ccedil-i-president_hdKoalicioni PDK – LDK e ka ndarë mendjen që deri më 29 shkurt ta votojë kandidatin për president Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të partisë më të madhe në pushtet kanë thënë të mos i kenë problem numrat, por janë duke pritur kthimin e të gjithë deputetëve disa prej të cilëve ndodhen jashtë vendit.
Ajo që dihet është se deri më 10 shkurt nuk do të jetë në rend dite zgjedhja e presidentit, për shkak se shtatë deputetë të koalicionit gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, është shprehur i sigurt se nuk do të ketë asnjë vakuum institucional sa i përket postit të presidentit.
Por partitë opozitare janë zotuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, kurdo që emri i tij sillet në kuvend.
Sipas afateve kushtetuese, zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet deri në javën e parë të marsit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Leave a Reply

Your email address will not be published.