Avokati Arianit Koci thotë se nëse Gjykata e ka parë që ka mospërputhje të kësaj marrëveshjeje me kushtetutën, atëherë është dashur që marrëveshja në fjalë të anulohej në atë çast, raportonë KOSOVANEWS
Ky është postimi i plotë i Arianit Kocit:
Gjykata Kushtetuese ” ngre shqetësime”! Togfjalëshi ” ngre shqetësime” ( paragrafi 153 dhe 154) është mēnyra më e mirë me e pērshkruar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin/Bashkësinë. Mu kjo është gjuha e cila ” duhet ta përdorë” Gjykata Kushtetuese, kur e konstaton shkeljen e Kushtetutës: gjuhë e papërcaktuar, e paqartë, politikisht e balansuar dhe shumë diplomatike. Në momentin kur është konstatuar që marrëveshja në pjësën më të madhe, është në kundërshtim me frymën e Kushtetutēs së Republikës së Kosovës, ështē dashur të anulohet në tërësi. Nuk është gjykata me ” ngre shqetësime” por me marrë vendime. Të qarta, të prera, të artikuluara dhe vendime që e zgjidhin problemin në substancë. Ambiguiteti i këtij vendimi, shkakton konfuzion, nuk e mbron Kushtetutën dhe politikisht, pas një kohe, do ta tensionoj edhe më shumë situatën politike./KOSOVANEWS