Lajmet e fundit

Koci: Ja kush është përgjegjës për sulmin në Gorazhdec

Avokati i njohur, Arianit Koci ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm në Gorazhdec të Pejës.

Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se sulmi ndaj shtëpive të serbëve në Gorazhdec është akt qyqar dhe i shëmtuar.

Lexojeni postimin e plotë të avokatit Koci:

“Shumica është përgjegjēse pēr pakicēn

Sulmi ndaj shtēpive të serbëve në Gorazhdec është akt qyqar dhe i shēmtuar.

Pa e prejudikuar se kush e ka kryer dhe cili ēshtë motivi për sulm, si popull shumicë kemi obligim që pakicave t’ua mundësojmë një jetë të qetë dhe të sigurt.

Për ata që bëjnë paralele se serbēt na kanē bërē edhe më zi, kam dy përgjigje:

1. Nuk jemi kriminel si ata serbē që kanē kryer krime nē Kosovē ( jo gjithë sërbet kanë kryer krime ndaj nesh);

2. Mu pēr shkak të masakrave që i kanë bërë ndaj nesh, ata e kanē humbur Kosovën.” (sic), ka shkruar Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.