Lajmet e fundit

Koci: Kada-Bujupi teknikisht e lirë, po qëndron në shtëpi. Jam i befasuar me Gjykatën

Pas publikimit në media, të akt-vendimit për vazhdim të paraburgimit prej 60 ditësh për deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli dhe për arrest shtëpiak edhe për 60 ditë për deputeten Donika Kada-Bujupi, ka reaguar sot avokati mbrojtës i kësaj të fundit, Arianit Koci.
 
Në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, nga Beogradi ku po qëndron për një punë zyrtare, avokati Arianit Koci, ka reaguar rreth asaj që po ndodhë meqë sipas tij ende asgjë me shkrim nuk ka marrë. Koci deklaron se Kada-Bujupi teknikisht është e lirë. ‘Gjykata siç duket e ka vazhduar arrestin shtëpiak të Kada-Bujupit edhe pa propozim të prokurorit. Donikës i ka kaluar masa e arrestit shtëpiak. Donika sot teknikisht është e lirë derisa t’i dorëzohet asaj edhe mua aktvendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak. Unë jam në Beograd dhe sapo kontaktova me klienten dhe me asistentët në zyrën time në Prishtinë, deri më tash kur po flasim (ora 09:45min) asgjë nuk ka arritur nga Gjykata’.-deklaroi Arianit Koci për Radio Dukagjinin. Sipas Kocit problemi në fjalë rritet edhe për faktin se pa arritur akt-vendimi nga Gjykata, mbrojtja nuk mund të veproi. ‘Problemi qëndron se në momentin kur dorëzohet tek ne ky akt-vendim nga ana e Gjykatës, tek pastaj ne e fitojmë edhe të drejtën ligjore që ta kundërshtojmë ate. Kjo nuk ka ndodhur deri në këtë moment. Nuk kam tekst në këtë që po ndodhë mund të jetë ndodnjë lëshim i Gjykatës por për lëshimet e Gjykatës asnjë pasojë juridike klineti, në këtë rast deputetja Donika Kada Bujupi nuk mund ta vuaj’.-tha avokati Koci.
 
I pyetur nga Radio Dukagjini, se si po sillet sot klientja e tij, Kada-Bujupi, cili është vendimi i saj, të qëndroi në arrest shtëpiak apo të sillet si qytetare e lirë, Koci ka thënë; ‘Donika përpikërisht cdo vendim të Gjykatës e ka respektuar deri më tash. Ajo momentalisht është në shtëpi, do të qëndrojë në shtëpi siç e kam sygjeruar edhe pse unë i kam thënë se pa e marrë vendimin në dorë, je një qytetare e lirë. Ne do ti zbatojmë urdhërat e Gjykatës por do të kërkojmë që edhe Gjykata të ketë kujdes që ti’a respektojë asaj të gjitha të drejtat. Pra ajo ka të drejtë sot të dal’ por ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi’.-tha Koci, i cili për rastin e deputetëve tjerë që është thënë se u është vazhduar paraburgimi edhe për 60 ditë, that ë mos ketë informatë. ‘Deputetët tjerë nuk e di si e kanë situatën, jam në Beograd zyrtarisht.’-ka përfunduar avokarti mbrojtës i deputetës Donika Kada-Bujupit, Arianit Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.