Avokati Arianit Koci, e ka komentuar raportin Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, duke vlerësuar se mund të ketë gabuar opozita me kundërshtimin e saj, transmeton gazetablic.com
Koci po ashtu ka kërkuar që të formohet sa më shpejtë një komison që të largohen dilemat rrëth këasj çështje, duke cilësuar se nga kjo çështje askush nuk humb, shkrun ai në rrjetin social Facebook
Më tutje, shkrimi i tij i plot është ky:
Me demarkacion fiton Kosova!
Departamenti Amerikan i Shteti, doli me qendrimin se çdo gjē ēshtë në rregull lidhur me marrëveshjen pēr Demarkacion me Malin e Zi.
Sado që jemi të prirur pēr konspiracione, jam i bindur që SHBA-ja, nuk del me qëndrim të tillë pa e analizuar mirë këtë çështje.
Për më tepēr, edhe më shumë jam i bindur që miqtë tanë amerikan, kanë vepruar dhe veprojnë vazhdimisht me mirëbesim, në raport me neve.
Tani, besoj që mu ekspertiza e DASH-it, duhet të jetë kapsolla inicuese, që pozita dhe opozita të fillojnë bisedimet.
Askush nuk është i pagabueshēm. As miqtë tanë amerikan e as opozita.
Prandaj, le të formohet sa më shpejtë një komision, dhe ta heqim këtë dilemë përfundimisht.
Sidoqoftë, çfarēdo që të jetë rezultati, askush nuk humb.
Fiton Kosova.