Lajmet e fundit

Koci: Thaçin, Veselin dhe Haradinajn, nuk do t’i prekë Specialja

kociAvokati Arianit Koci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale dhe personat që mund t’i prekë kjo gjykatë, ka theksuar se beson që Specialja nuk do t’i prekë Hashim Thaçin, Kadri Veslin dhe Ramush Haradinajn.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe për krimet e kryera pas 31 dhjetorit të vitit 2000.
“Çdo marrëveshje mund të ndryshohet dhe plotësohet. Edhe krimet e pasluftës janë barrë e madhe për shoqërinë tonë. Në mënyrë eksplicite nuk amnistohet presidenti nga ndjekja e Speciales. Por, nëse me pyetni privatisht se a do të akuzohet Thaçi, jam i bindur se ai nuk do të akuzohet nga kjo prokurori dhe nga kjo gjykatë”, ka shtuar Koci. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.