Lajmet e fundit
Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë

Përbërësit:

▪ 8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë;
▪ 2 lugë salcë e bardhë soje
▪ 2 lugë vaj
▪ 2 lugë mustardë
▪ 1 lugë mjaltë
▪ 2 thelbi hudhër
▪ 1 lugë majdanoz i freskët
▪ 400 gr. kunguj
▪ kripë, piper i bluar
▪ yndyrë për enën e pjekjes

Përgatitja

Hudhrën e qërojmë, e grijmë, po ashtu grijmë imët edhe majdanozin. Kungujt i lajmë dhe i presim në kubeta të vegjël.

Në enë përziejmë salcën e sojës, vajin, mustardën, mjaltin, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin.

Salcës mund t’i shtojmë pak ujë, që mos të jetë aq e dendur (por kjo nuk është e domosdoshme).

Kofshëve të pulës nuk ua heqim lëkurën, meqë kështu piqet më mirë dhe kërcet nën dhëmbë, gjatë ngrënies.

Kofshët i fusim dhe i lëmë, për 2 orë, në marinadë. Pastaj i vëmë palë-palë në enën e pjekjes, me madhësi të përshtatshme, apo në një enë zjarrduruese, të lyer me yndyrë.

Mbetjen e marinadës e derdhim përmbi kofshët e sistemuara, gati për pjekje. Copat e kungujve i shpërndajmë pranë kofshëve.

Enën e fusim në furrë të nxehur, në 180°C, duke i pjekur përafërsisht 30 minuta.

Gjatë këtij procesi, kofshët mund t’i lagim me lëngun që krijohet gjatë pjekjes, në mënyrë që mishi të jetë më i lëngshëm.

Kofshët e pjekura i vendosim në pjata, duke hedhur mbi to salcën e ëmbël – të njelmët, me kunguj dhe e shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.