Në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë krijuar sërish kolonat e gjata dhe pritjet e pafundme të kosovarëve që po kthehen në vendlindje për festat e fundvitit.
Pika kufitare “Merdare” që lidh Kosovën me Serbinë është bllokuar nga kolonat e gjata që janë krijuar edhe gjatë ditës së sotme, raporton Indeksonline.
Qytetarët thonë se po humbin durimin për shkak të pritjeve të gjata që janë krijuar atje, ku mësohet se kolonat janë të gjata mbi 3.5 km.
Ndërkaq, situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve, kishte deklaruar Policia e Kosovës.
Indeksonline ju sjellë një video të shkurtër të pikës kufitare në Merdare.