Lajmet e fundit

Kolumbia, kryeqyteti i botës për kokainë, legalizon marijuanën si bimë mjeksore

Për një komb të rrënuar nga reputacioni dhe prirja për kokainë, Kolumbia ka ndërmarrë hapin e guximshëm të legalizojë marijuanën për përdorime mjeksore.

Presidenti  Juan Manuel Santos ka nënshkruar një dekret dhe ka njoftuar përmes televionit kombëtar se marijuana tani mund të rritet në mënyrë ligjore, ndërsa do të bëhet edhe eksport dhe import për përdorimin e saj në mjeksi dhe shkencë, raportojnë mediat e huaja.
“Ky dekret lejon që licenca të jepet për posedimin e farërave, bimëve të kanabisit, dhe marihuanë,” tha ai nga pallati presidencial. “Ky hap vendos Kolumbinë në grupin e vendeve që dëshirojnë të luftojnë sëmundjet me përdorimin e burimeve natyrore.”

Qeveria e Kolumbisë ka qenë prej kohësh një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër trafikun ndërkombëtar të drogës, megjithatë Kolumbia ka shfaqur shenja për të lehtësuar qëndrimin e saj mbi vijën e ashpër.
Megjithatë, Santos bëri me dije se këtë vit Kolumbia do t’u dhurojë tokë fermerëve që ndalojë së rrituri kokainë.

Kolumbia vazhdon të mbetet prodhues i lartë i drogave të paligjshme, veçanërisht i kokainës. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm në vitin e kaluar prodhimi i kokainës në Kolumbi u rrit me 52%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.