Lajmet e fundit

Komandandi i vrarë i ISIS-it kishte lidhje direkte me agjensinë inteligjente turke

Në trupin e komandantit të ISIS-it , të vrarë në provincën Salahuddin i është gjetur një celular nga ku janë zbuluar mesazhe të ndryshme me shërbimet e intelegjencës turke, ku vërtetohet se Turqia, anëtare e NATO-së kishte ofruar siguri për militantët e ISIS-it që udhëtonin përmes Turqisë dhe Irakut.

Turqia bëhet vendi i dytë i NATO-së i implikuar për ndihmë ndaj Shtetit Islamik, ndërsa vendi i parë ishte Kanadaja, transmeton KOSOVANEWS
Komandanti ISIS-it u vra nga Hashd al-shaabi. Jabbar al-Ma’mouri, një lider brenda Hashd al-shaabi tha se ‘telefoni celular përmbante informacione të tjera të rëndësishme të cilat nuk mund të zbulohen tani’, ndërsa ka shtuar se celulari i është dorëzuar grupeve të specializuara të sigurisë për shqyrtime të mëtejshme.

Turqia dhe Shteti Islamik kanë dy armiq të përbashkët, që janë presidenti sirian Bashar al-Assad dhe kurdët, transmeton KOSOVANEWS.
Ky incident vjen pas rrëzimit të avionit luftarakë rus nga focat ajrore turke, ndërsa para dhjetë ditësh, ndërsa para dhjetë ditësh Turqia ‘në një formë synonte pushtimin e Irakut’, duke dërguar trupa atje. Mendohet se turpat ushtarake turke në Irak ishin vendosur deri në vendndodhjen ku është gjetur ceulari i komandantiti të ISIS-it.

Ish- Këshilltar i Lartë i Departamentit Amerikan tha se roli i Turqisë gjithmonë ka qenë i paqartë, ndërsa ka shtuar se Turqia hapur e ka mbështetur Shtetin Islamik, transmeton KOSOVANEWS.
“Turqia i ka dhënë mbështetje logjistike Shtetit Islamik, i ka ndihmuar të holla, me armë, me transport, si dhe për kujdesin shëndetësor të militantëve të plagosur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.