A janë të afërmit e Mirsad Ndrecajt e Beg Rizajt ata që kanë spiunuar në rastin Kumanova? Çka deklaroi ministrit Skender Hyseni për rastin Kumanova? Pse po heshtin shqiptarët e Maqedonisë ndaj rastit Kumanova? A po i mashtron Ali Ahmeti shqiptarët me “bombona” të Maqedonisë? Pse nuk është bërë regjistrimi i popullsisë në Maqedoni?
Por duket se diçka shkoi gabim përderisa u zumë në gjumë, dikush ka spiunuar.
Ai dikushi duket të ketë qenë I afërt me Mirsad Ndrecën e Beg Rizën e këta të fundit I kanë besuar dhe përfundimi dihet tani. Por çka është me rëndësi të veçant është se Njësitë speciale, një numër prej 850 forca dhe qindra policë të njësive tjera ,me 9 maj në mëngjes nuk erdhën më na arrestu, ata erdhën me na ekzekutu, pa asnjë paralajmërim dhe në këtë rast ne jemi mbrojt nga policia.
Të gjitha ato shtëpi i shkatërroi e i dogji Njësia speciale maqedonase me armatimin e rëndë, sepse ne nuk kemi pas armatim të rëndë përveçarmëve automatike dhe vetëm me 2 -3 sneipera jemi mbrojtur.
Unë kam qenë në grupin e fundit të dorëzimit dhe e di kretj ngjarjen. Na ana e Njësive Speciale maqedonase kanë qenë 8 të vrarë dhe 42 të plagosur dhe me këto shifra ne akuzohemi për terrorizëm,gjë që ne nuk kemi të bëjmë me terrorizëm e as ndonjë element të saj.
Komandant Malisheva: MInistri Skender Hyseni ka folur qartë për ngjarjen në Kumanovë
Më ka pëlqy shumë një deklaratë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës , Skender Hyseni,ku thotë se ngjarja ne Kumanovë nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe kushdo që tenton t’i bashkangjes terrrorizmin,gabon shumë rëndë.Pastaj deklarata e kryeministrit shqiptar, ku thotëse i keni ngatërru fjalën shqiptar dhe terrorizmin andaj kjo është e patolerueshme.
Pse po heshtin shqiptarët e Maqedonisë ndaj rastit Kumanova?
Mirëpo pas gjithë kësaj torture që ne kemi përjetu, shteti shqiptar, e poashtu Kosova nuk bënë asgjë.
Ne akoma , po torturohemi në mënyra të ndryshme,gjersa shqiptarët në përgjithësi po heshtin!Pse po nodhë kjo! Ne ia falëm jetën flamurit kombëtar, ia falëm jetën duke e mbrojtur demokracinë e lirinë për shqiptarët e këtij shteti e shqiptarët e Maqedonisëheshtin.
Pse heshtin,nuk po kuptoj a janë të hutuar pas futbollit që kombëtarja shkoi në Europian?Të gjithë I gëzohemi kombëtares ,mirë që ata po i mbrojnë ngjyrat e flamurit, jemi edhe ne sepse edhe e mbrojtëm flamurin kombëtar. Ne po vazhdojmë politikëne lirsië kombëtare pornë një mënyrë tjetër,jo në mënyrën si e bënë Ali Ahmeti me partinë e tij. Të them të drejtën Ali Ahmeti e ka deviju rugëtimin kombëtar dhe po mundohet qëme “bombona” maqedonasetë mashtrojë popullin shqiptar.
Nuk durohen premtimet e Ali Ahmetit që për 15 vjet do ta kemi edhe Ohrin edhe Manastirin e që do ta hapim tunelin Tetovë-Prizren.Ku janë ato premtimet? Ali Ahmeti mostë harrojë se nga djersa e gjaku ynë ke hipur në frontin e politikës e pushtetit, prandaj Ali Ahmeti është mir tëthërrasë mendjen dhe tëmos lejojë qëtë dënohemi për terrorrizëm sepse është dëm i madh edhe për Ali Ahmeti edhe për shqiptarët e Maqedonisë,sepse kështu tregohet i pa aftë për të mbrojt shqiptarët prandaj mos të lejojë orkestrime , si rasti Sopotit, Monstrës, etj .
Ali Ahmeti mos lejo me t’u vra bijtë e bijat më të mirë të shqiptarisë?
Ali Ahmeti mos lejo që shqiptarët të vriten pas shpine, sepse do të jeshë bashkëfajtor,përderisa më vrasësin e qeverisë dhe vendit bën koalicion.Ali Ahmeti sllavët në këtë shtet nuk munden me lujt me shqiptarët se jemi 8 milionë. Duhet ta dish se përveç shqiptarëve në Maqedoni edhe 7 milionë të tjerë janë të gatshëm që tëtë përkrahin nëse punon për kauzën kombëtare.Dhe një të vërejtje e kam për partinë kryesore si BDI po ashtu PDSH çdo herë kur ka të bëjë me punësime ose me ndonjë komision ose me ndonjë institucion partitë shqiptare kërkojnë 25% përfaqësim.A nuk është e dhimbshme kjo kur dite se analizat e Gjermanisë dalin të jenë 35 % shqiptarë e mbase edhe më shumë.
Pse nuk është bërë regjistrimi i popullsisë në Maqedoni?
Unë përsonalisht që 8 muaj vetëm në Maqedoni kam kontakte dhe i pyes ata pse nuk bëhet regjistrimi , e maqedonasit vetë e thonëse janë frigu se mos do të jenë shqiptarët në përqindje më të madhe.E partitë politike kërkojnë përfaqësim 25 %. Zotërinj, ka kaluar koha e 25 % .Shqiptarët në këtë shtet, duhet të vetëdijësohen, sidomos partitë politike, në vend që të vendosin selitë e partive politike në Shkup, ata shkojnë në Tetovë. Tetova dihet që është shqiptare, po Shkupi gjithmonë ka qenë kryeqendër e shqiptarëve, e partitë kryesore po e humbin Shkupin duke mos u koncentruar në investime, e mbi të gjitha duke mos e stimuluar natalitetin,sepse me ngritje të natalitetit prapë Shkupi mund të ndryshojë.