I pari që pati shprehur dëshirën për të luajtur me Kombëtaren Kuqezi ka qenë Dos Santos i Gramozit, vite më parë.
Pak ditë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, u hap edhe një debat i zjarrtë në media në lidhje me grumbullimin e lojtarëve të huaj që luajnë në Superligë në Kombëtaren Shqiptare.
Diskutimi më së shumti u bazua te sulmuesit, pasi në kampionatin tonë ka një sërë sulmuesish të huaj mjaft cilësorë.
I pari që pati shprehur dëshirën për të luajtur me Kombëtaren Kuqezi ka qenë Dos Santos i Gramozit, vite më parë.
Ai ishte një lojtar i shpejtë dhe në kulmin e tij para 5 vjetësh, mirëpo nuk ia arriti që të grumbullohej me kuqezinjtë, shkruan PanoramaSport
Kohët e fundit diskutimi ka qenë për Olainkën e Skënderbeut, një sulmues i talentuar nga Nigeria që premton shumë. Ndërkohë që opinioni publik ishte i ndarë në këtë çështje, një tjetër nigerian, Ofojeh që aktualisht luan për Sopotin, mori pasaportën shqiptare.