Kanë nisur mosmarrëveshjet e para mes palës shqiptare dhe asaj serbe.
Kombëtarja e Serbisë është nisur para një ore për në Tiranë, ndërsa sipas tyre menjëherë u janë shfaqur problemet e para.
Shefi i sigurimit të Serbisë, Mirko Milivoj, e ka akuzuar palën shqiptare për ndryshim të marrëveshjes.
“Ne kemi pasur bashkëpunim të madh deri para 15 minutash, kur morëm telefonatën se do të ndryshohen disa gjëra që i kemi diskutuar. Gjithashtu, edhe pse ramë dakord që në katon tonë në hotel, te jemi vetëm ne, u raportua se aty është edhe një qytetar amerikan. Ne nuk jemi pajtuar me këtë dhe nuk hymë pa u larguar ai”, deklaroi Mirko para udhëtimit për në Tiranë, shkruan telegraf.rs.