Lajmet e fundit

Komision i veçantë për kompensimin e qeveritarëve-profesorë

RektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës do t’ia bartë përgjegjësinë një komisioni të veçantë për kompensimin e profesorëve që u ankuan në gjykatë dhe fituan rastin kundër Rektoratit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen që KD i UP-së mbajti të enjten pasdite.
“Do të formohet një komision i veçantë për shqyrtimin e të gjitha kërkesave. Përndryshe aty s’ka dilemë se ish-menaxhmenti i Rektoratit ka bërë shkeljen e ligjit me këtë rast”, ka thënë kryesuesi i këtij organi, Ismet Salihu.
Ai ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues ka vendosur që komisioni të përbëhet prej pesë anëtarëve dhe se do të kompletohet pas zgjedhjes së prorektorëve, pasi që në të, sipas tij duhet të jetë edhe prorektori për financa.
E nga vendimi për kompensimin e pagave të tyre do të përfitojnë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shtatë ministra të Qeverisë së tij, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, deputetë, rektorë të universiteteve tjera publike, si dhe shumë profesorë të tjerë të Universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.