Lajmet e fundit

Komisionari Avramopoulos do ta vizitojë Kosovën në janar

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pranuar sot një thirrje telefonike nga komisionari evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i cili prezantoi dje raportin për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

MPB nëpërmes një komunikate ka njoftuar se ministri Hyseni dhe komisionari Avramopoulos, kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtjesore me theks të veçanet në procesin për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës

Komisionari Dimitris Avramopoulos, ka përgëzuar ministrin Hyseni, për punën e madhe që është bërë për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi të cilën e ka vlerësuar si pozitiv.

Kurse, ministri Hyseni tha se përkushtimi i Qeverisës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera për plotësimin e kritereve ka qenë i madh, dhe për këtë arsye sipas tij, kosovarët me të drejtë presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimet dhe datën për lëvizje të lirë në zonën Shengen.

“Komisionari Avramopoulos ndërkaq theksoi se BE vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt. Ndërsa Hyseni i tha komisionarit Avramopoulos se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bisedës Avramopoulos e njoftoi ministrin Hyseni se planifikon ta vizitojë Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave.

Ai në fund theksoi se qytetaret e Kosovës duhet të ndjehen të kënaqur me raportin e publikuar dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.