Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të jenë nëpër qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, nuk kanë arritur deri tani të shkojnë nëpër këto qendra.
Ata nuk kanë transport për një gjë të tillë dhe janë duke pritur në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa mësohet se nga stacioni i Policisë së Kosovës në veri, u është thënë se kanë mungesë të automjeteve.
Kosovapress-i ka provuar të kontaktoj përgjegjësit e policisë së Kosovës në veri për të marrë një deklaratë rreth këtij problemi, por pa sukses.