Komisioni Europian pritet ta publikojë sot pasdite raportin për vizat. Sic merr vesh Gazeta Express, zyrtarët e Komisionit Europian pritet të theksojnë se ky është raporti i fundit rreth kësaj çështjeje.
Komisioni Europian do të publikojë sot pasdite raportin për përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu një raport për vizat do të publikohet edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Express mëson se zyrtarët e KE’së do të theksojnë se ky është raporti i fundit, që i bie se tash topi është tek vendet anëtare të cilat duhet të vendosin nëse Kosovës do ti hiqe vizat.
Pas publikimit të konkluzioneve të Këshillit të BE’së, ku u tha se Kosova duhet të plotësojë kriteret për vizat, Ministri Bekim Çollaku ka thënë se pret që raporti i Komisionit Europian të konfirmojë plotësimin e kritereve.