Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme miratoi sot në parim projektligjin për Shërbime të Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë duke bojkotuar punën nëpër komisione.
Në mbledhjen e sotme, anëtari i këtij komisioni nga LDK, Ismet Beqiri, e quajti të nevojshëm këtë projektligj.
“Është një ligj i nevojshëm për të ardhmen sepse e kompleton legjislacionin për diplomacinë e jashtme. Ky ligj është konform standardeve evropiane”, tha Beqiri.