Pas diskutimeve prej më shumë se një viti, kompania bioteknologjike Isis Pharmaceuticals Inc njoftoi të premten se do ta ndryshojë emrin për të shmangur ngatërrimin me grupin militant Shteti Islamik të njohur si ISIS.
Kompania tha se nga 22 dhjetori do të quhet Ionis Pharmaceuticals Inc dhe se simbolin e aksioneve e ka ndryshuar nga “ISIS” në “IONS.
Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, aksionet e kësaj kompanie kanë pësuar humbje prej 4%, qysh në ditën e parë.
Sulmet terroriste lanë mbi 130 persona të vdekur dhe përgjegjësinë për to ka marrë organizata e njohur ndërkombëtarisht si terroriste, Shteti Islamik [ISIS]./rel