Lajmet e fundit

Kompania Reload fituese e tenderit për furnizim me armë

Polica e Kosovës, sot kanë shpallur fitues kompaninë Reload për furnizim me paisje policore (armë).

Kompania Reload do ta furnizojë Policinë e Kosovës me armë për 36 muaj, e këtë gjë do e bëjë për 350 mijë euro.

Klan Kosova ka kontaktuar me drejtorin menaxhues të kësaj kompanie, Shpend Zenuni, i cili ka treguar për detajet e këtij tenderi.

“Është hera e dytë që kompania jonë ka konkurruar për këtë tender, pasi që ne fillim kishim një kundërkandidat dhe është marr vendimi për ritenderim pasi nuk u plotësuan kushtet, edhe herën e dytë ka konkurruar një kompani tjetër dhe me këtë rast jemi shpallur ne fitues”.

Ky tender ishte i ndarë në gjashtë pjesë, e gjysmën e parë e ka filtuar kompania Reload kurse për pjesën e dytë të tenderit është vlerësuar se kjo kompani nuk i përmbush të gjitha kërkesat.

“Ne jemi shpallë fitues për tri pjesët e para të tenderit, kurse për pjesët 4,5 dhe 6 nuk i kemi plotësuar kushtet sepse kanë qenë kërkesat për brende të veçanta”.

Vlera e përgjithshme për pjesën e parë të tenderit është 322 mijë euro, për pjesën e dytë 20,943  kurse për pjesën e tretë është 9,392 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.