Lajmet e fundit

Komplikohet zgjedhja e Thaçit: Serbët i kanë 5 kërkesa, ose dalin jashtë

hashim-thaqi_5210Zgjedhja e Hashim Thaçit president është komplikuar goxha shumë. Lista Serbe është duke kërkuar plotësim të kërkesave ose do të dalin jashtë sallës se Kuvendit, gjë që do ta pamundësonte edhe votimin e Thaçit.
Gazeta Express ka mësuar se kërkesat e Listës Serbe janë të lidhura me marrëveshjet që janë bërë ne Bruksel gjatë kohës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto kërkesa nuk dihet a është e mundur edhe teknikisht të plotësohen sot.
Mirëpo, plotësimi i këtyre kërkesave, qofshin edhe të parëndësishme vetëm sa do t’i hedh benzinë situatës në vend.
Gjatë natës së mbrëmshme u raportua se Lista Serbe ka zhvilluar disa takime në Mitrovicë, ku është diskutuar për seancës e sotme të Kuvendit të Kosovës dhe votimi i Thaçit për President.

Leave a Reply

Your email address will not be published.