Lajmet e fundit

Kompot me fruta

Kompoti me fruta mbetet lëngu më i preferuar për shumë familje, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Përbërësit:

  • 1 kg fruta (qershi, kumbulla, vishnje, manaferra, ose thana)
  • 1.500 ml. ujë
  • 500 gr sheqer

Përgatitja:

Kompotin me fruta mund ta konzervojmë për kohë më të gjatë nëse e përgadisim në këtë mënyrë:

1 kg fruta të pastruara i vendosim në 5 kavanozë. Kavanozët gjysmë të mbushur me fruta i mbushim me shërbet të cilin e fitojmë duke tretur 500 gr sheqer në 1.5 litra ujë. I mbyllim mirë me kapakë të metaltë dhe i vendosim në një tenxhere. Tenxheren në të cilën i kemi vendosur kavanozët e mbushim tërësisht me ujë dhe e vejmë në zjarr për të vluar. 10 minuta pasi që uji ka filluar të vloj e ndalim zjarrin dhe e lëmë të ftohet. Me përgatitjen e kompotëve në këtë mënyrë ruhet freskia dhe vlerat energjetike të frutave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.