Komuna e Hanit të Elezit shenon 10 Vjetorin e Themelimit
Me seancë solemne ku të pranishëm ishin Këshilltarë të të gjitha mandateve, kryetari i komunës së Kaçanikut,z.Besim Ilazi, ish kryetari i komunës së Hanit te Elezit,Mallzum Qajani, sekretar i Përhershëm i MAPL-së, Besnik Osmani, Drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së për rajonin e Gjilanit,z.Ulirich Biffar, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, Përfaqësues të partive politike, Policia e Kosovës, drejtor shkollash e shumë të të tjerë, komuna e Hanit të Elezit sot shënoi 10 vjetorin e themelimit.
Në hapjen e mbledhjes solemne, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava duke përshëndetur të pranishmit tha se kjo mbledhje po mbahet në 10 vjetorin e themelimit të komunës së Hanit të Elezit,
Me 22 Shtatorë të vitit 2005 në kuadër të procesit të decentarlizimit Hani i Elezit në bazë të udhëzimit Administrativ nr.2005/11 Hani i Elezit fiton statutin e Pilot Njësisë Komunale me ç’rast mbahet edhe mbledhje e parë konstituive.
Në takimin e ardhëshëm me 11 tetor 2005 kuvendi i komunës u thirr nga anëtari më i vjetër i kuvendit z.Kadri Kuka në të cilin takim u zgjodh kryetarë i kuvendit z.Mallzum Qajani ndërsa zv.Kryetarë Menduh Vlashi.
Me letërn sqaruese nr.02-527 të datës 12 Gusht të vitit 2008 MAPL-ja njoftoi se Komuna e Hanit të Elezit është certifikuar me kompetenca dhe përgjegjësi të plota sit ë gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës.
Duke iu referuar zhvillimeve aktuale Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava tha se Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit gjatë kësaj periudhe ka miratuar Statutin e Komunës dhe shumë rregullore dhe vendime të cilat kanë lehtësuar punën e ekzekutivit të Komunës në interes të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit.
Ndërsa Kryetari i komunës së Hanit të Elezit duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë seancë solemne tha se Hani i Elezit si vendbanim daton nga shekulli 16 me emrin Sharr ndërsa nga shekulli 19 me ndërtimin e Hanit nga Elezi, ky vendbanim fillon të quhej Hani i Elezit, ndërsa në kohën e luftrave ballkanike kur ky vendbanim bie nën pushtimin e forcave serbe, në vitin 1912 me dhunë emërtohet me emrin e gjeneralit famkeq Bozhidar Jankoviq që këtë emërtim edhe përkundër vullnetit të popullatës u përdor deri në vitin 2012.
Gjatë viteve 1912-1913 territori i Kosovës u nda në 5 qarqe ku Kaçaniku i përkiste qarkut të Shkupit. Në atë kohë, pra nga fillimi i vitit 1913 në rrethin e Kaçanikut ishin formuar 4 komuna dhe ate: Komuna e Kaçanikut, Kaçanikut te vjeter, Sllatinës dhe Hani i Elezit. Kryetari i parë i Hanit te Elezit ishte Fejzë Bushi, ndërsa kryetari i fundit në vitin 1961 ishte Ferat Laqi/
Nga viti 1961 komuna e Hanit te Elezit u bart në Kaçanik dhe nga atëherë zyrtarisht Hani i Elezit ishte si Bashkësi Lokale e Kaçanikut.
Numri i banorëve të Hanit te Elezit në periudha të ndryshme kohore ishte i ndryshëm:
Ne vitin 1914 Hani i Elezit kishte 2344 banorë, ne vitin 1948 kishte 3271 banorë, ne vitin 1961 kishte 4.077 banorë, në vitin 1991 kishte 7223 banorë ndërsa në regjistrimin e fundit në vitin 2011 Hani i Elezit kishte 9403 banorë rezident.
Pas bartjes së komunës në Kaçanik në vitin 1961, popullata e Hanit te Elezit vazhdimisht kerkonte statusin e komunës. Para luftës, pra pas fillimit të pluralizmit në Kosovë, vitet e 90-ta, Hani i Elezit vazhdimisht parashtronte kërkesë për komunë dhe me strukturat e atëhershme partiake dhe organizatat që vepronin në kosovë, Hani i Elezit vepronte sikur të ishte komunë sepse kishte degët e shoqatave dhe te partive të njejta sikur komunat tjera në Kosovë.
Ne kohën e luftës të viteve 1998-1999 Hani i Elezit formoi dhe udhëheqi me strukturat e saja ushtarake te UÇK-së, ku kishte Brigadën 164 e cila në flakët e luftës mori emrin e dëshmorit Gafurr Loku, brigadë e cila kishte mbi 500 ushtarë dhe dha 13 dëshmorë dhe dhjetra të plagosur. Lufta dhe sakrifica e të gjithë atyreve që u flijuan për këtë ditë, dhe mbështetja nga faktori nderkombëtar, bëri që ne sot te jemi ketu dhe të kremtojmë të lire.
Pas perfundimit të luftës, Hani i Elezit menjëherë formoi institucionet e përkoshme vetëqeverisëse dhe bëri kërkesë zyrtare tek institucionet tona në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe tek UNMIK-u si organ vendimmarrës në Kosovë per formimin e komunës së Hanit te Elezit.
Në kuadër të procesit te Decentralizimit dhe në bazë të Udhezimit Administrativ të UNMIK-ut nr.2005/11 për themelimin e disa komunave të reja në Kosovë, qytetarët e Hanit te Elezit të organizuar në parti e shoqata, parashtruan kërkesë për themelimin e komunës së Hanit të Elezit.
Me vendimin UNMIK-ut dhe Udhzimit Administrativ 2005/11 u themeluan 3 Pilot njësi komunale (Juniku, Mamusha dhe Hani i Elezit)
Nga viti 2005 deri ne vitit 2008 Hani i Elezit bashkë me Junikun dhe Mamushën ishin Pilot Njësi Komunale ndërsa nga datë 13 gushti i vitit 2008, pas një shkresë sqaruese Nr.02-527 të MAPL-së, 3 Pilot njësit komunale shëndrrohen si komuna me kompetenca të plota.
Pas themelimit te komunes se Hanit te Elezit, fillimisht kushtet ishin mjaft te veshtira si per shkak te mungeses se infrastruktures ashtu edhe per shkak te numrit mjaft te vogel te administrates komunale.
Edhe pse ende nuk ishin themeluar të gjitha sektorët e komunës dhe mungesës së pervojës nga ana e puntorëve të rinj të administrates komunale të Hanit te Elezit, në ndihmë vazhdimisht kishim komunën amë, pra komunën e Kaçanikut të cilët vazhdimisht ndihmuan në ngritjen dhe avancimin e të gjitha sektorëve të nevojshme të komunës, në trajnimin e puntorëve të rinjë të administratës komunale dhe se edhe më tutje deri në marrjen e të gjitha kompetencave komunale zyrtarët e komunës së Kaçanikut kryenin shërbimet për qytetarët e Hanit të Elezit për qka u jemi shumë mirënjohës.
Pas themelimit të komunës së Hanit të Elezit përpos marrjes së kompetencave në të gjitha fushat dhe ngritjes se kapaciteteve komunale, Hani i Elezit me ndihmën e faktorit vendor dhe nderkombëtar ka arritur të rregulloj infrastrukturën duke filluar nga rregullimi dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve të Hanit te Elezit, rregullimi i shumicës se trotuareve si në zonën urbane ashtu edhe ate rurale, rregullimin e kanalizimeve në shumicën e zonës urbane dhe rurale, infrastrukturën shkollore, ku perveç ndërtimit dhe rindertimit të shkollave, të gjitha dhomat e mësimit te të gjitha shkollave janë të pajisura me projektor, çdo mësimdhënës është i pajisur me llaptop personal, është në përdorim ditari elektronik, me një fjalë në te gjitha shkollat e komunës sonë është në përdorim teknologjia informative si dhe bëhet transportimi i nxënësve pa pagesë ne relacione të larta, është ndërtuar aneksi i QKMF-së ku shërbimet për qytetarë kryhen 24 orë në ditë dhe se kjo qendër shëndetësore është pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme për punë efektive, janë rregulluar parqe të ndryshme si ne zonën urbane, ashtu edhe pranë të gjitha shkollave të komunës, janë ndërtuar shumë terrene sportive pranë shkollave, është funksionalizuar Shtëpia e Zjarrëfiksave, është ndërtuar objekti i QPS-së dhe zyrës së punësimit, është hapur stacioni policor, është ndërruar i tërë rrjeti i ujësjellësit, është rregulluar ndriçimi publik, janë realizuar edhe shumë projekte tjera në interesin e qytetarëve të komunës sonë.,
Edhe përkundër ketyre zhvillimeve ne komunën e Hanit te Elezit, ende sfidë për komunën tonë mbetet ççshtja e ujit dhe mbeturinave për mosmenagjim të duhur e të cilat më shumë janë si pengesë e mosharmonizimit të ligjeve në Kosovë.
Te gjitha keto te arritura janë bërë ne saje të përkrahjes dhe ndihmave financiare si nga Institucionet vendore, pra nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrive përkatëse ashtu edhe nga organizatat e ndryshme nderkombetare si OSBE-ja, UN-HABITAT-i, Komisioni Evropian, Banka Boterore, USAID-i, UNHCR-ja, SHARRCEM, CDI-ja, CDF-i, REC-u, Zyra Zvicrrane, LLOGOS-i zvicran, TIKA, Karitasi i Luksemburgut e organizata te tjera.
Perveë në lemin e infrastruktures Hani i Elezit ka perparuar edhe ne fusha tjera si perkujesjen ndaj kategorive te dalura nga lufta e UÇK-se, ku ne bashkepunim e shoqatat e nivelit qendror dergon keto kategori në pushime në bregdetin shqiptarë dhe rehabilitim në Banjë të Kllokotit,
Përkujdesjen dhe mirmbajtjen e kompleksit te varrezave te deshmorëve,
Përpilimin e te gjitha planeve si Planin Zhvillimor Komunal, Urban dhe ate Rregullativ, Plani per Menagjimin e Mbeturinave, Planin Lokal te Veprimit ne Mjedis e shmë plane dhe Rregullore tjera,
Komuna heqë apo mbulon te gjitha shpenzimet mortore per qytetarët e saj,
Ndihmon të gjitha lehonat, pra perkrah me mjete financiare çdo lindje te femiut,
Subvencionon dhe ndihmon fermerët e Hanit te Elezit,
Vazhdimisht ndanë bursa per student,
Ka ngritur padi penale kundër shtetit te Sërbisë për të gjitha krimet e kryera mbi popullaten e Hanit te Elezit nga viti 1989-1999,
Mbi te gjitha komuna ka bërë vazhdimisht presion tek të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare deri ne heqjen përfundimtare të emërtimit të Hanit të Elezit me emrin e kriminelit Gjeneral Jankoviq që përfundimish u hoq me vendimin e Kuvendit te Republikes se Kosoves në Gusht të vitit 2012.
Të nderuar të pranishëm, të gjitha këto të arritura të komunës sonë janë bërë me një punë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Hanit të Elezit të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre të orguanizara në shoqata e parti dhe me ndihmën e pa kursyer të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, ku në emër të të gjithëve shfrytezoj rastin ti falënderoj për përkrahjen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme.
Të gjitha këto punë dhe të arritura te komunës sonë kanë bërë që komuna e Hanit te Elezit në shumicën e sondazheve dhe performancave si nga institucionet, organizatat monitoruese dhe institucionet tona, Hani i Elezit të shpallet si komuna me performancë më të mire në Kosovë, ku edhe është shperblyer disa herë me çmime dhe grante të ndryshme tha z.Suma duke uruar të gjithë qytetarëve te Hanit te Elezit 10 vjetorin e themelimit te komunës me dëshirat me te sinqerta për një përparim dhe zhvillim edhe më të madh.
Fjalë rasti në mbledhjen solemne u przentua ish Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani dhe Kryesuesi i parë i kuvendit të komunës z.Shaban Qupi.Ata revokuan mbi sfidat dhe problemet me të cilat u ballafaquan në fillimin e funksionimit të komunës së Hanit të Elezit.
Ndërsa Sekretar i Përhershëm i MAPL-së, z.Besnik Osmani duke iu referuar rrethanave politike të kohës që përcolli procesin e decentralizimit dhe formimit të komunës së Hanit të Elezit ai tha se ka ekzistuar në koncenzus i padiskutueshëm pë formimin e kësaj komune.Ai me këtë rast theksoi angazhimin e pashembullt të z.Mallzum Qajanit dhe z,Menduh Vlashit në tërë procesin e themelimit të komunës së Hanit të Elezit.Sekretari Osmani tha se sot komuna e Hanit të Elezit nuk është më shembull vetë për Komunat e Kosovës por ajo kalon edhe këto kufij.
Duke rezervuar 5 minuta për fjalimin e tij Drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së per rajonin e Gjilanit,z.Ulirich Biffar tha se ajo që ebënë të veçantë suksesin e komunës së Hanit të Elezit është modestia dhe sukseset në heshtje.Ai t e komunës së Hanit të Elezit dhe udhëheqësia e tha se qytetarët dhe udhëheqësia e dojnë komunën e Hanit të Elezit. Drejtori Ulirich Biffar në shënim të këtij përvjetori i dhuroi “Mirënjohje” kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma.
Mbledhjen solemne në emër të subjekteve politike e përshëndetëz z.Akif Shkreta-VV, Drita Curri –AAK, Bujar Ballazhi –PDK dhe Hyrjete Isufi –LDK.
Seanca solemne me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të komunës së Hanit të Elezit u përmbyll me ndarjen e “Mirënjohjeve” për z.Mallzum Qajani, Kryetarë i parë i komunës së Hanit të Elezit, z.Kadri Kuka –këshilltar më i vjetër,z.Nazmi Suma kryeshef ekzekutiv i parë dhe për kontributin dhënë në themelimin dhe përkrahjen e komunës së Hanit të Elezit Sekretarit të Përhershëm i MAPL-së, z.Besnik Osmanit, Kryetarit të Komunës së Kaçanikut z.Besim Ilazit dhe Drejtorit të Zyrës Regjionale të OSBE-së per rajonin e Gjilanit,z.Ulirich Biffar,