Komuna e Mitrovicës ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar me datën 12 të këti muaj me titullin “Në Komunë të Mitrovicës gjatë orarit të punës, shikohen serialët! (FOTO)“, duke sqaruar se zonja që shihet në foto nuk është punëtore e administratës së Komunës së Mitrovicës, por është punëtore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe punon në sektorin për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave, raporton gazetablic.com
Më poshtë mund ta lexoni të plotë sqarimin e Komunës së Mitrovicë:
Punëtorja që shikonte serialin gjatë orarit të punës, nuk është punëtore e Komunës së Mitrovicës
E nderuara redaksi e portalit Blic, për hirë të informimit të drejtë të lexuesve tuaj të nderuar, ju lutem të botoni sqarimin që po e japim më poshte.
Në gazetën tuaj të çmuar, më 12.01.2016, keni botuar një shkrim me titull “Në objektin e Komunës së Mitrovicës, një nga punëtorët ka ndarë kohë edhe për shikimin e serialeve gjatë orarit të punës”, duke theksuar se një punonjëse Komunës së Mitrovicës, gjatë orarit të punës po e shikonte serialin “Çka ka shpija”, gjë që nuk është e vërtetë.
Punëtorja për të cilën bëhet fjalë në shkrimin tuaj, nuk është punëtore e administratës komunale në Mitrovicë. Ajo është punëtore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe punon në sektorin për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave.
Pra, hapësirat punuese ku është shënuar rasti, janë të MPB të Kosovës, por që gjenden në të njëtën ndëretsë, ku është edhe administrata komunale, pasi që ka qenë një investim i përbashkët i komunës dhe MBP të Kosovës.
Ne nuk mendojmë se burimi i juaj (sigurisht që jo edhe ju) ka pas për qëllim dëmtimin e imazhit të komunës, por jemi të bindur se burimi nuk e ka ditur se të kujt janë punëtorët që gjenden aty.
Duke ju falënderuar për mirëkuptim, që më parë ju falënderojmë.
Mitrovicë, 14.01.2016 Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës