Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës bashkë me qytetarët ndërton lagje për 10 mijë banorë

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit në një konferencë për medie ka shpalosur projektin gjigand për lagjen “Kodria” të kryeqytetit.
Ky projekt ka bashkuar 125 pronarë të tokave prej 18 hektarësh, projekt ky i cili pritet të realizohet brenda 10 vjetësh.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka treguar se ky projekt është menduar për një periudhë më të gjatë kohore, dhe konsiderohet si një rast i ri sa i përket projekteve komunale.
Ai ka shpjeguar se kjo lagje pritet që të përfshijë rreth 10 mijë banorë të tëe gjitha shtresave, raporton Indeksonline.
“Qëllimi jonë është të mendojmë për 20 vitet e ardhshme e pse jo edhe më gjatë. Sot na thonë se i kemi 200 mijë banorë, por ne e dimë që i ka 350 mijë dhe ky numër do të rritet. Qëllimi është investimi në infrastrukturë për të zhvilluar secilën pjesë të qytetit.125 pronarët kanë ardhur me kërkesën që në mes të lagjes Mati 1 dhe Matit 2, të ndërtohet kjo pjesë e cila parasheh rreth 10 mijë banorë, qendra kulturorore, shkolla, qerdhe e të tjera. Do të jetë plan me arkitektë të njohur botërorë”, ka thënë Ahmeti.
“Ky projekt do të marrë rreth 10 vjet meqë është një projekt gjigand, pra për herë të parë po flasim për një plan rregullativ me infrastrukturë sociale teknike. Banimi do të jetë me njerez të shtresave të ndryshme e jo vetëm të jetojne të pasurit”, ka shpjeguar i pari i komunës.
E Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu ka shpjeguar se ndërtimi i lagjes më të re të Prishtinës është mirëpritur edhe nga ndërkombëtarët, dhe se konkursi për ndërtimin e kësaj lagjeje do të jetë ndërkombëtar.
“Ky projekt do të realizohet përmes një konkursi ndërkombëtar. Detyra projektuese është hartuar nga Komuna dhe në këtë konkurs kanë konkurruar kompani me renome botërore”, ka thënë Aliu.
“Ky projekt do të marrë rreth 10 vjet meqë është një projekt gjigand, për herë të parë po flasim për një plan rregullativ me infrastrukturë sociale teknike. Banimi do të jetë me njerez të shtresave të ndryshme e jo vetëm të jetojne të pasurit”, ka shpjeguar i pari i komunës.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se shpronsimi komunal nuk do të praktikohet më, pasi që sipas tyre kjo po i kushton komunës kosto të lartë. Ata thonë se i inkurajojnë të gjithë qytetarët dhe kompanitë të informohen për këto projekte dhe koeficienti për ta do të jetë minimal.
“Komuna më nuk do të bëjë shpronsime ndërkaq kjo do të jetë lagje publike. Komuna merr taksa për infrastrukturë dhe ndërton infrastrukturë. Shkollat qerdhet objektetet rekreative do të jenë pronë e komunës. Inkurajoj kompanitë e qytetarët që të shkojnë sipas këtij shembulli të vijnq me këto ide she koeficienti për ta do të jetë minimal. Nëse organizohet një grup i madh dhe komuna ka përfitime, aq më shume do të fitojnë ata më shumë sesa ata individualisht”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.