Shkeljet e procedurave ligjore në ekzekutimin e tenderëve në Kosovë, po bëhen edhe në blerjet e ndjeshme.
Komuna e Skenderajt, ka bërë shkelje ligjore gjatë proceduarve në blerjen e kurorave dhe buqetave me lule.
Kështu ka konstatuar Komisioni Rregualltiv i Prokurimit (KRPP), në raportin e Monitorimit.
“Autoriteti kontraktues nuk posedon dokument me të cilin dëshmon se ka bërë kërkesën për shkurtim të afatit përkundër kësaj në Njoftimin për Kontratë neni IV.3.4 është cekur se nuk është shkurtuar afati kohorë, ndërsa afati për tenderim për këtë aktivitet të prokurimit ka qenë 15 ditë, me këtë rast AK ka vepruar në kundërshtim me nenin 44.2.2 të LPP-së Nr.04/L-042”, thuhet në raportin e monitorimit të KRPP-së, raporton ORAinfo.
KRPP përmes këtij raporti konstaton se komuna e Skenderajt edhe sigurimin e tenderit për këtë tenderë e ka kërkuar në mënyrë fikse dhe që është në kundërshtim me logjin.
“Te aktiviteti i prokurimit “Furnizim me kurora dhe buqeta lulesh” nga dokumentacioni i monitoruar konstatojmë se autoriteti kontraktues në DT dhe Njoftimin për Kontratë neni III.1.1, sigurinë e ekzekutimit e ka kërkuar në shumë fikse,ndërsa të aktiviteti i prokurimit “ Instalimi i nxehjes qendrore në shf.” Skender Skenderi” Vojnik, AK në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit ka kërkuar sigurimin e ekzekutimit në vlerë fikse prej 1,000.00 €.Siguria e ekzekutimit e cila kërkohet vetëm për fituesin është dashtë të kërkohet në përqindje (%) – më së paku dhjetë (10%) të vlerës së kontratës, me këtë rast AK ka vepruar në kundërshtim me nenin 63.2 të LPP-së nr.04/L-042”, thuhet në raport.
Në këtë raport po ashtu janë shfaqur edhe shkelje tjera në tenderë të cilët janë proceduar nga kjo Komunë.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës kërkon nga zyra e prokurimit në Skenderaj që Ligji për Prokurim Publik i Kosovës dhe Rregullorja e Prokurimit Publik, të respektohen me përpikëri, lëshimet – mosrespektimet e konstatuara në këtë raport të eliminohen dhe të mos përsëriten në të ardhmen nga autoriteti kontraktues.
Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim pasi ka analizuar me kujdes arsyetimin e mosrespektimeve dhe materialin e bashkangjitur (dëshmitë) me komentet tuaja ka përpiluar këtë raport final të cilin ua dorëzon së bashku me përgjigjet në komentet tuaja.
“Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim ju informon se forma e zgjeruar e ekspertizës së çdo aktiviteti të prokurimit që ka qenë objekt i monitorimit dhe mbikëqyrjes, gjendet në kopje fizike dhe në formë elektronike në zyrën e Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim të KRPP-së.
Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës ka të drejtën e kontrollimit të sërishëm për të konstatuar se Rekomandimet dhe sugjerimet e dhëna nga KMM-ja janë përmbushur nga Autoriteti Kontraktues”, thuhet në raport. /ORAinfo/