Lajmet e fundit
Komuna nuk i kompenson dëmet në pronat private

Komuna nuk i kompenson dëmet në pronat private

protestatNë protestën e organizuar të martën në Prishtinë, përveç dhjetëra të lënduarve e afro 120 të arrestuarve, janë shkaktuar edhe dëme materiale në pronën publike dhe në atë private.

Qytetarëve të cilëve u janë dëmtuar veturat po kërkojnë përgjegjësi dhe kompensim. Muharrem Miftari, banor i Prishtinës, ka thënë se vetura e tij e parkuar pranë rrugës “Agim Ramadani” është dëmtuar shumë.

“Nuk e di kujt i ka penguar vetura ime që i janë thyer të gjithë xhamat. Madje është gërvishtur duke e gjuajtur me mjete të forta. Nuk kam qenë aty pranë dhe e kam parë më vonë kur kam dal tek vetura. Kjo është e papranueshme dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë. Dikush, Qeveria, Komuna, ose kushdo tjetër. S’kemi mundësi që sa herë ka ndonjë protestë të paguajmë nga xhepi jonë për dëmet që na shkaktohen”, është shprehur Miftari.

Drejtues të Komunës së Prishtinës ashtu si edhe Policia e Kosovës kanë thënë të mos kenë ende një vlerësim të dëmeve.

Pavarësisht vlerës së dëmeve, Komuna, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Ardian Gashi, do të mbulojë vetëm ato në infrastrukturën e shesheve dhe të rrugëve të qytetit, por jo edhe ato në pronat private, shkruan sot Koha Ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.