Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të garave.
Forma e mirë që po kalon polaku, ka bërë që shumë klube të interesohen për të, sidomos klubet nga Premier Liga angleze.
Agjenti i ish-yllit te Borussia Dortmundit, Maik Barthel e pranon se ka klube të interesuara për Lewandowskin, por ai thotë se klienti i tij do ta respektojë kontratën që ka me ‘bavarezët’.
“Do të ishte gabim të thuhet se nuk ka interesim nga Liga Premier, por ne të gjithë duhet të respektojmë faktin se Robert ka një kontratë me Bayern Monako”, ka thënë agjenti i Lewandowskit.