Lajmet e fundit

Konflikti mes rektorit dhe Senatit – problemi më i madh i MAShT në 2015

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë gjatë vitit 2015 ka pasur më shumë objektiva, ndërsa përqendrimi ka qenë në përmirësimi n e cilësisë dhe përgatitjen e strategjisë së arsimit, të cilën pritet ta implementojë gjatë vitit 2016.

Këto informata i paraqiti ministri Arsim Bajrami në konferencën e fundit të vitit, duke shprehur bindjen se MAShT me strategjinë do të bëjë “kthesë vendimtare” te shkollat e Kosovës.

“Kemi punuar shumë të arsimi parauniversitar kemi miratuar dhjetëra strategji. Dështim është që nuk kemi arritur progres të ngritur….në fillim të vitit do të vendosim standarde kombëtare per arsimin profesional”, tha Bajrami.

Konflikti mes rektorit dhe Senatit të Universitetit të Prishtinës ka qenë problemi më i madh me të cilin është ballafaquar Ministria e Arsimit, tha Bajrami.

Ky problem ka paraqitur pengesë në punën e MAShT-it, por edhe përkundër kësaj, sipas ministrit, janë marrë lëvdata, pasi që kjo krizë është zgjidhur pa i dhënë anën asnjërës palë.

“Urojmë që viti 2016 të jetë vit i stabilitetit dhe zgjedhjet në këtë Universitet të kenë njerëz të cilët nuk thërrasin protesta. Kemi vënë rend dhe rregull te sektorët privatë dhe sot nuk kemi asnjë kolegj që quhet universitet, sepse tash e kanë kuptuar që mbikëqyren nga dikush”, tha Bajrami.

MAShT ka promovuar ditarin elektronik, ndërsa është duke punuar mbi Ligjin e Inspektoratit. Buxheti per Ministrinë, tha Bajrami, është i pamjaftueshëm, por është arritur që të sigurohen donacione. Ministri informoi se buxheti është i njëjtë me të vitit të kaluar dhe shkon në 50 milionë./K.Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.